Adele fotografohet me një mashkull, spekulohet se është i dashuri i ri

Mediale Vip

Adele fotografohet me një mashkull, spekulohet se është i dashuri i ri

Më: 29 prill 2019 Në ora: 16:14
Adele

Adele duket se nuk ka pritur shumë për të dalë publikisht me të dashurin e ri, pasi ajo tashmë është fotografuar në afërsinë e një mashkulli.

Këngëtarja është ndarë nga bashkëshorti i saj, Simon Konecki, ndërsa në disa raste është parë në shoqërinë e një mashkulli që ngjan me ish-bashkëshortin e saj.

The Sun bën të ditur se edhe para se të njoftonte për ndarjen e saj, Adele nuk ishte parë me tashmë ish-burrin dhe se dilte natën vetëm me shoqet e saja.

Ndërsa tani, duket se ka vendosur ta vazhdojë jetën duke iu përkushtuar punës dhe djalit të saj.

Por, në të njëjtën kohë, nuk e ka lënë anash edhe romancën, pasi që mashkulli me të cilin është shoqëruar spekulohet se është partneri i saj i ri. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat