Kidman flet për fëmijët e adoptuar

Mediale Vip

Kidman flet për fëmijët e adoptuar

Më: 30 prill 2019 Në ora: 13:18
Nicole Kidman

Edhe pse Nicole Kidman flet rrallë për fëmijët që ajo ka adoptuar me Tom Cruise, në një intervistë kohëve të fundit me Vanity Fair, ajo zbuloi disa detaje rreth tyre.

Pas divorcit, Isabella dhe Connor Cruise jetonin me babanë e tyre, të cilët u rritën në frymën e Kishës së Scientology, anëtar i së cilës është aktori Tom Cruise.

Thuhej se divorci me Tom erdhi për shkak se ky i fundit ishte tepër i dhënë pas scientologjisë.

Për shkak të kësaj, Nicole, e cila nuk është një adhuruese e atij besimi, humbi shumë momente në jetën e fëmijëve të tij, ku 26-vjeçarja Isabelle u martua.

“Bella jeton jashtë Londrës. Ajo me të vërtetë ndjehet si një britanike. Ne jetuam atje, ndërkohë që xhiruam "Sytë mbyllur ngushtë", "Misioni i pamundur", por edhe "Portret i Damës". Të dy kishin  theksin britanik”, tregon aktorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat