Blerona Zeqiri shton misterin rreth jetës private, kush fshihet pas unazës së fejesës dhe ditëlindjes prej milionereje

Mediale Vip

Blerona Zeqiri shton misterin rreth jetës private, kush fshihet pas unazës së fejesës dhe ditëlindjes prej milionereje

Më: 10 maj 2019 Në ora: 07:21
Blerona Zeqiri

Prezantuesja Blerona Zeqiri, aktualisht, moderon emisionin mjaft të ndjekur në Kosovë “1 Kafe prej shpisë” me Visar Kalludrën, pas eksperiencës në programin e “1 kafe me Labin”.

Moderatorja më e komentuar e ekranit për momentin për linjat e saj të kolme, para pak ditësh festoi 24-vjetorin në Prishtinë, një festë e komentuar si prej milionereje të vërtetë me shumë të ftuar VIP. Ajo u komentua për veshjen dhe ekspozimin e linjave në festën që vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit, në prani të miqve të saj gazetarë e këngëtarë të famshëm.

Në festën e ditëlindjes, Blerona u shfaq tejet joshëse me një fustan të kaltër, duke ekspozuar gjoksin e saj, për të cilin edhe u komentua më shumë nga mediat e Kosovës. Edhe pse kolegët nuk e mohojnë që u argëtuan dhe u kënaqën pa masë, mbetën të çuditur nga festa luksoze sikur Blerona të mos ishte një prezantuese e thjeshtë programi, por një milionere e vërtetë.

Pyetjet që kanë lindur mes tyre, ishin se kush fshihet pas festës luksoze dhe unazës së shtrenjtë të fejesës që vetë Blerona e ndau me miqtë në “Instagram”, pak kohë më parë. Gazetarët nisën me kërkimet për të zbuluar se kush është personi që i ka rrëmbyer zemrën, që i mbulon shpenzimet dhe e mban në pëllëmbë të dorës. Prezantuesja që e nisi karrierën në televizionin “RTV21” në vitin 2009, tashmë ka mbushur gati një dekadë si pjesë e këtij televizioni.

Ajo, edhe pse filloi punën në ekran që 14 vjeçe, është përshtatur shumë shpejt me botën e televizionit. Blerona ka drejtuar disa emisione në RTV21 dhe evenimente të ndryshme. Prej vitesh e ka bërë zakon që të festojë ditëlindjet e saj, ndërkohë që në ekran jemi mësuar ta shohim çift me Visar Kalludrën. Para dy vitesh, fotot e Bleronës duke prekur organin e vet gjenital në pub bënë xhiron e portaleve.

Fotot u morën nga një video që reperi Gjiko shpërndau në rrjetet sociale, ndërsa ishte duke u argëtuar me Bleronën. Pasi kaluan mbrëmjen bashkë, Gjiko e filmoi prezantuesen tek prekte organin gjenital dhe videon e ndau me ndjekësit në “Snapchat”. Në atë periudhë, ai kishte pak kohë që shoqërohej dhe me Elita Rudin, një tjetër moderatore seksi nga Kosova. Kjo situatë e tij mes dy moderatoreve krijoi pak konfuzion te fansat, pasi ende nuk ishin të qartë nëse ai shoqërohej me Bleronën, Elitën, apo ndoshta me të dyja…

Nuk vonoi shumë dhe fotografët e kapën në aeroport reperin me Elitën, sot gruaja e tij. Ndërkohë, Gjiko është bërë tashmë baba, presim nga vetë Blerona të zbulojë edhe ajo më shumë detaje nga jeta private, pse jo dhe partnerin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat