Rita Orës i kushtoi 1.7 milion euro shtëpia që bleu në Kosovë

Mediale Vip

Rita Orës i kushtoi 1.7 milion euro shtëpia që bleu në Kosovë

Më: 10 maj 2019 Në ora: 12:13
Rita Ora

Ajo është shpallur si një nga këngëtaret më të pasura të Britanisë së Madhe, duke grumbulluar një pasuri prej 20 milionë eurosh sipas listës “The Sunday Times”.

Dhe Rita Ora thuhet se ka shpenzuar disa nga paratë e saja të fituara në një shtëpi luksoze për prindërit në vendlindje, Kosovë.

Sipas The Sun, këngëtarja e hitit “Hot Right Now”, 28 vjeçe, ka harxhuar 1.7 milion euro rreth një prone në Prishtinë.

Nëna e yllit botëror, Vera publikoi një foto të shtëpisë së bukur në Instagram dhe shkroi, “Shtëpia është vendi ku është zemra”.

“Edhe pse jetojmë në Londër është kaq e rëndësishme për ne, fëmijët tanë dhe brezat e ardhshëm që të mund të vizitojnë qytetin tonë në Prishtinë”, shkruan më tej ajo.

Një burim i tha Daily Mail se “E gjithë familja e Ritës ka kontribuar në suksesin e saj dhe ajo dëshiron më shumë se çdo gjë për t’u dhënë atyre dhe për t’u siguruar që ata të jetojnë një jetë të rehatshme”.

Kjo nuk është hera e parë që Rita i ka dhuruar prindërve një pronë, pasi që në vitin 2014, 28-vjeçarja kishte dhënë shtëpinë me gjashtë dhoma gjumi në veri të Londrës për prindërit e saj. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat