Është një prej femrave më të bukura në botë, por përjetoi bullizëm në adoleshencë

Mediale Vip

Është një prej femrave më të bukura në botë, por përjetoi bullizëm në adoleshencë

Më: 15 maj 2019 Në ora: 23:56
Priyanka Chopra

Priyanka Chopra është një prej femrave më seksi në botë, por kjo nuk e ka bërë që të mos përjetojë bullizëm. Ngjyra e saj e lëkurës duket se nuk i ka pëlqyer moshatarëve të saj, prandaj në adoleshencë është përballur me tallje të shumta.

Këtë e zbuloi për herë të parë në një intervistë për Associated Press.

“Unë merrja komente raciste kur isha në shkollë të mesme, në vitin e parë. Më quanin ‘Broënie’, 'kthehu tek elefanti nga i cili ke ardhur' dhe ‘Curry’, dhe këto gjëra kanë ndikuar shumë në jetën time kur isha fëmijë sepse ndikuan në vetëbesimin tim. Nuk do ta lejoj askënd më të më bëjë të ndihem ashtu. Mënyra se si ne i trajtojmë njerëzit vjen nga bagazhi kulturor që kemi por megjithatë shoqëria mund të ndryshojë”, tha Chopra.

Megjithatë, Priyanka shtoi se kjo eksperiencë e ka motivuar të ndihmojë të tjerët që vuajnë nga bullizmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat