Rita Ora kujton një ndër sukseset e saj: Nuk mund ta besoj që vazhdoj të bëj atë që dua - Bota Sot
Rita Ora kujton një ndër sukseset e saj: Nuk mund ta besoj që vazhdoj të bëj atë që dua

Mediale Vip

Rita Ora kujton një ndër sukseset e saj: Nuk mund ta besoj që vazhdoj të bëj atë që dua

Më: 18 maj 2019 Në ora: 19:45
Rita Ora

Rita Ora ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në mbarë botën dhe sot renditet si një ndër artistet më të mira. Megjithatë jo më kot e ka arritur këtë sukses, sepse Rita ka punuar fort dhe të gjitha çmimet e fituara ndër vite e vërtetojnë këtë gjë.

Së fundmi këngëtarja është bërë nostalgjike dhe ka kujtuar momentin kur një nga këngët e saj “Let you down” u rendit e para në listat britanike. Kjo gjë i ka sjellë në mendje Ritës kujtime të bukura dhe ajo ka shkruar:

“Wow si fluturon koha. Ju dua shumë të gjithëve që i bëtë ëndrrat e mia realitet. Nuk mund ta besoj që akoma në këtë ditë vazhdoj të bëj atë që dua”.

Image

Edhe këto kohë Rita Ora ka qenë në krye të klasifikimeve në rang global me këngën “Carry On”, e cila është pjesë e filmit “Detective Pikachu”. Artistja shqiptare ka publikuar së fundmi albumin “Phoenix”, i cili ka rezulutuar deri më tani një sukses i vërtetë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...