Projekti i parë për vitin 2019 Këngëtarja dhe aktorja e njohur shqiptare, Ryva Kajtazi publikoi projektin e ri muzikor. Kënga titullohet “Santorini“.
Tekstin e këngës e ka shkruar Aida Baraku, muzikën dhe orkestrimin e ka bërë Ardian Kastrati, ndërsa për videoklipin është përkujdesur Urbangraphics.
Ky është projekti i parë i Ryvës për vitin 2019 dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku.