Daniel Craig i nënshtrohet operacionit pas dëmtimit në xhirimet e ‘James Bond’

Mediale Vip

Daniel Craig i nënshtrohet operacionit pas dëmtimit në xhirimet e ‘James Bond’

Më: 23 maj 2019 Në ora: 07:06
Daniel Craig

Aktori Daniel Craig është shumë i njohur për rolin si James Bond në filmin aksion më të sukseshëm në botë. Ai ka luajtur prej vitesh, rolin e ‘Agjentit 007’ dhe së fundmi ka nisur xhirimet për serinë e radhës, por një lajm i keq i ka mërzitur fansat e tij ditën e sotme. Faqja zyrtare e filmit në ‘Twitter’ ka lëshuar një deklaratë ku zbulon se 51-vjeçari ka kryer një operacion pasi është lënduar në xhirime. Mësohet se incidenti ka ndodhur gjatë filmimeve në Jamaica dhe Daniel ka dëmtuar kyçin e këmbës.

“Produksioni do vazhdojë, ndërkohë që Craig merr veten edhe për dy javë pas operacionit. Filmi vazhdon me planin fillestar dhe do publikohet në prill të 2020-ës”,-shkruhet në deklaratë.

Kjo nuk është hera e parë që aktori i njohur dëmtohet në sete filmike. Në 2016-ën ai dëmtoi dhëmbët gjatë një skene me dhunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat