Dua Lipa vazhdon në ngritet vazhdimisht në karrierën e saj muzikore, ndërkohë që numri i fansave të saj është në rritje të vazhdueshme.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka kaluar shifrën prej 30 milionë ndjekësish në rrjetin social, Instagram dhe padyshim se i është gëzuar këtij suksesi.
Ajo e ka publikuar një fotografi nga fëmijëria e saj për ta shënuar këtë arritje dhe i ka falënderuar fansat e saj.