“A pranon aplikime për të dashur?”, ja si përgjigjet Arilena Ara

Mediale Vip

“A pranon aplikime për të dashur?”, ja si përgjigjet Arilena Ara

Më: 28 maj 2019 Në ora: 15:31
Arilena Ara

Mbrëmjen e djeshme ishte nata finale e emisionit “Në kurthin e Peter Pan”, ku një nga të ftuarit ishte edhe këngëtarja e njohur, Arilena Ara, e cila iu përgjigj “pa doreza” pyetjeve të fëmijëve të panelit.

Një prej fëmijëve e pyeti këngëtaren nëse pranon apo jo aplikime për të dashur. Paksa e sikletosur nga kjo pyetje, por duke qeshur tha: “Jo nuk pranojmë aplikime për të dashur!”.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste, Arilena Ara foli edhe për tri dëshirat që do që t’i bëhen realitet.

“Dëshira ime e parë është të dëgjoj mendimet e njerëzve. Të futemi në mendjen e njerëzve të afërt për të kuptuar çfarë thonë për ne, çfarë mendojnë gjatë gjithë kohës dhe çfarë na thonë në sy. Dëshira e dytë është për kafshët. Ato kanë nevojë për dashuri dhe të mos jenë të braktisura nga ne njerëzit dhe e fundit është: dua të jem një Piter Pan gjithë jetën, mos të rritem gjithë jetën!”, tha këngëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat