Tayna shfaqet atraktive, thekson linjat trupore

Mediale Vip

Tayna shfaqet atraktive, thekson linjat trupore

Më: 30 maj 2019 Në ora: 12:33
Tayna

Konsiderohet të jetë njëra prej këngëtareve më atraktive dhe më tërheqëse në showbizin tonë.

Fjala është për rap-artisten nga Prizreni, Doruntina Shala, e cila vazhdon të sigurojë vëmendjen e publikut me postimet që herë pas here sjell në rrjetet sociale.

Në llogarinë e saj, Instagram, numëron mbi 800 mijë njerëz me të cilët ndanë imazhe dhe video mjaft joshëse. E së fundmi Tayna ka hedhur disa fotografi gjersa thekson linjat trupore, për të cilat ka një kujdes tejet të veçantë.

E njëjta po vazhdon të mbajë koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, jo vetëm në trojet shqiptare por edhe më gjerë.

Ndërkaq, projekti i fundit i publikuar nga ajo është “Kce” dhe shumë shpejt pritet të vijë me këngë të re.

Përndryshe, “Kce” në kanalin zyrtar, YouTube, deri më tani ka grumbulluar mbi 14 milionë shikime.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat