Biel sqaron: Nuk jam kundër vaksinave

Mediale Vip

Biel sqaron: Nuk jam kundër vaksinave

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 19:08
Jessica Biel

Jessica Biel e ka sqaruar për opinionin publik se ajo nuk është kundër vaksinimeve pas gjithë atyre etiketimeve që i u bënë.

Nëse nuk e dini, Jessica ishte akuzuar për shkak se është parë duke lobuar me Robert F. Kennedy Jr., i cili është i njohur për faktin se është kundër vaksinave.

Aktorja tani sqaron se pse ishte bërë bashkë me të.

“Këtë javë kam shkuar në Sacramento për të folur me ligjvënësit e Kalifornisë rreth një projektligji të propozuar. Nuk jam kundër vaksinimeve – Unë i mbështes fëmijët që marrin vaksina dhe gjithashtu edhe familjet që kanë të drejtë të marrin vendime të edukuara mjekësorë për fëmijët e tyre në konsultim me mjekët”, ka shkruar Jessica në Instagram.

“Shqetësimi im është vetëm në lidhje me përjashtimet mjekësore. Miqtë e mi të afërt kanë një fëmijë me gjendjen shëndetësore që garanton përjashtimin nga vaksinat dhe nëse ky propozim kalon, kjo do të ndikonte shumë në aftësinë e familjes së tyre për t’u kujdesur për fëmijën e tyre në këtë shtet”.

“Kjo është arsyeja pse unë fola me ligjvënësit dhe argumentova kundër këtij projektligji. Jo pse unë nuk besoj në vaksina, por sepse besoj në dhënien të drejtës mjekëve dhe familjarëve për të vendosur se çfarë është e mirë për pacientët e tyre dhe mundësinë për ta siguruar atë trajtim.

I inkurajoj të gjithëve që të lexojnë më shumë për këtë çështje dhe të mësojnë rreth ndërlikimeve të #SB277. Faleminderit për të gjithë ata që u takuan me mua këtë javë për t’u angazhuar në këtë diskutim të rëndësishëm!”, sqaroi aktorja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat