“5 minuta për veti, po vjen së shpejti”, Xhensila Myrtezaj ka gati këngën e re - Bota Sot
“5 minuta për veti, po vjen së shpejti”, Xhensila Myrtezaj ka gati këngën e re

Mediale Vip

“5 minuta për veti, po vjen së shpejti”, Xhensila Myrtezaj ka gati këngën e re

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 13:44
Xhensila Myrtezaj

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Xhensila Myrtezaj, shumë shpejt do të sjellë këngën e saj më të re.

Pas bashkëpunimit me kantautorin e njohur, Pirro Çako për “Sekreti im”, Xhensila ka zbuluar ditën e sotme se së shpejti do të publikojë videoklipin më të ri, xhirimet e të cilit duket se kanë përfunduar.

Pak ditë më parë, këngëtarja publikoi në profilin e saj në “Instagram” disa fotografi, të cilat dyshohet se janë shkëputur nga klipi i ri.

Ndërkohë në foton që Xhensila ka postuar sot shihet gjatë xhirimeve të klipit.

“5 minuta për veti, po vjen së shpejti”, shkruan këngëtarja krahas fotos,  duke lënë të kuptojmë se ky mund të jetë edhe titulli i këngës së saj të re.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...