Ledri Vula në mbështetje të fondacionit të Lorik Canës

Mediale Vip

Ledri Vula në mbështetje të fondacionit të Lorik Canës

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 21:32
Ledri Vula

Sot gjatë ditës reperi i njohur Ledri Vula së bashku me futbollistë shqiptar që luajnë në ekipe evropiane, Granit Xhaka, Milot Rashica dhe Etrit Berisha kanë vizituar disa fëmijë në qytetin e Prishtinë në kuadër të fondacionit ‘Lorik Cana 5 foundation’ i udhëhequr nga ish kapiteni in ekipit kombëtarë të Shqipërisë, Lorik Cana.

Reperi për këtë ka treguar përmes disa postimeve të bëra në llogarinë e tij të Instagramit.

“Në mbështetje të ‘Lorik Cana 5 foundation’ për një të ardhme më të mirë për fëmijët” ka shkruar Ledri.

Ndërsa, ish-futbollisti Lorik Cana ka falënderuar të gjitha ata që e mirëpriten dhe e mbështetën nismën e tij për edukimin e brezave të rij në sport.

Kujtojmë që Ledri dhe Loriku dje u nderuan me çmimin ‘Nderi i Gjakovës’ nga kryetari i kësaj komune.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat