Ndeshja e yjeve e zhvilluar sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ mblodhi disa nga emrat më të njohur të futbollit dhe muzikës në vend.
Yjet e futbollit, Granit Xhaka, Milot Rashica së bashku me reperët, Ledri Vula, Mc Kresha, dhe këngëtarët Meda dhe Blero dhuruan ndeshje fantastike në stadiumin e Prishtinës ku pati një interesimit të jashtëzakonshëm nga tifozët.
Ndeshja e cila kishte qëllim bamirës përfundoj me rezultat të barabartë 4:4 ndërsa menjëherë pas përfundimit, Ledri ka ndarë më ndjekësit në ‘Instagram’ në fotografi përkrahë futbollistit kosovar të Werder Bremenit, Milot Rashica.
“4:4 kujtim i bukur me nda fushën me yje”, ka shkruar Ledri.
Kujtojmë që Ledri mbajti fanellën me numrin 10 dhe u përfaqësua me emrin Ledrinho.