Të gjithë të veshur për të lënë përshtypje në dasmën e Sergio Ramos, ku nuk u ftua Cristiano Ronaldo - Bota Sot
Të gjithë të veshur për të lënë përshtypje në dasmën e Sergio Ramos, ku nuk u ftua Cristiano Ronaldo

Mediale Vip

Të gjithë të veshur për të lënë përshtypje në dasmën e Sergio Ramos, ku nuk u ftua Cristiano Ronaldo

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 22:54
Pilar Rubio dhe Sergio Ramos

Në prezencë të familjarëve, miqve dhe shumë ish-bashkëlojtarëve e lojtarëve me të cilët luan aktualisht, Sergio Ramos e ka kurorëzuar me martesë lidhjen me prezantuesen televizive, Pilar Rubio.

Ceremonia martesore është zhvilluar në Katedralen e Sevillas, qytetin e lindjes së futbollistit të famshëm spanjoll.

Emra të njohur të futbollit, si David Beckham dhe bashkëshortja e tij, Victoria, i huazuari te Atletico Madridi, Alvaro Morata, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane dhe ikonat braziliane, Ronaldo e Roberto Carlos, ishin të pranishëm në dasmë.

Mesfushori kroat i Realit, Luka Modric, ishte ndër emrat e shumtë në listën e të ftuarve, mirëpo aty mungoi Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, që nuk ishin ftuar në dasmë.

Edhe pse kanë luajtur nëntë vite bashkë, Ramos nuk e ftoi superyllin portugez, pasi që i kishin prishur raportet kur 34-vjeçari vendosi të largohej nga Reali në verën e kaluar dhe iu bashkua Juventusit.

Rreth 500 mysafirë ishin ftuar në ceremoninë martesore të qendërmbrojtësit të Los Blancos, ndërsa Marco Asensio ka qenë ndër ata që kanë tërhequr vëmendjen me veshjen e tyre.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...