Eni u fejua, Greta u përgjigjet atyre që e pyesin për martesën: Burrin duhet ta zgjedhësh…

Mediale Vip

Eni u fejua, Greta u përgjigjet atyre që e pyesin për martesën: Burrin duhet ta zgjedhësh…

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 15:36
Greta dhe Eni Koçi

Pas fejesës së motrës së vogël, Eni Koçi me këngëtarin, Genc Prelvukaj, Gretën nuk po e lënë rehat teksa e pyesin se kur do të martohet.

E këtë pyetje ia bënë edhe teksa ishte e ftuar një ditë më parë në emisionin “E Diell”. Moderatorët e ngacmuan këngëtaren e njohur se “rregullar” në shumë familje shqiptare e kanë që martohet njëherë motra e madhe, e pastaj ajo e vogla.

“Ashtu e kanë, po këto punë nuk paskan radhë. Të gjitha këto duan kohë dhe është proces ai që duhet të ndodhë në jetën e njeriut”, tha Greta, e cila shpjegoi edhe njëherë arsyet se pse deri tani nuk e ka gjetur dikë me të cilin të mendojë seriozisht.

“E rëndësishme është të arsimohesh, të kulturohesh, të kesh një karrierë të suksesshme, të jesh e zonja e vetes dhe burrin ta zgjedhësh në atë standard”, tha këngëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat