Anna Lika tregoi historinë kur ishte e dehur që të gjithë qeshën: Në shtëpi me eskortë, por në fakt… - Bota Sot
Anna Lika tregoi historinë kur ishte e dehur që të gjithë qeshën: Në shtëpi me eskortë, por në fakt…

Mediale Vip

Anna Lika tregoi historinë kur ishte e dehur që të gjithë qeshën: Në shtëpi me eskortë, por në fakt…

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 18:47
Anna Lika

Aktorja e njohur e humorit, Anna Lika, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Thumb”, ku ka zbuluar një histori kur ka qenë e dehur.

Anna ka rrëfyer se si makina e policisë e ndiqte nga pas, pasi nuk kishte ndaluar në një post-bllok, dhe ajo mendonte se po shoqërohej në shtëpi me eskortë.

“Para shumë vitesh, se unë kam dalë shumë e vogël me thënë të drejtën. Nuk është mirë, po dhe nuk është keq. Mbaj mend që njëherë që nuk e di pse më dukej vetja sikur isha shumë e famshme, sikur isha deputete…Kisha pirë vetëm vodka pjepër dhe i kisha marrë ato dy shoqet dhe i thoja: ‘Shikoni si ju shoqëroj unë në shtëpi me eskortë’. Ndërkohë ato nuk e kuptonin dhe kujtonin se unë po bëja shaka. Ne thjesht nga mbrapa kishim një makinë policie që nuk i kishim ndaluar në një post-bllok më përpara”, tregoi ajo.



“Ata po na gjëmonin dhe unë mendoja që isha shumë e famshme. Dhe i thoja këtyre që jeni me kryetaren këtu, sa herë të doni, më shfrytëzoni kur të doni. Unë nuk u ktheva në realitet. Thjesht na doli një makinë tjetër policie përpara që na ndaloi dhe ne dolëm dhe thamë që s’është makina jonë”, ka treguar aktorja e njohur.

Gjithashtu Anna ka zbuluar  se dikur ka kaluar edhe 8 orë në rajon (+60 orë pastrim qyteti), por që në fund nuk kanë rëndësi përballë gjithë kujtimeve të bukura.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...