Prej disa ditësh çifti i njohur Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, kanë nisur pushimet.
Ata kanë zgjedhur plazhin tropikal të Barbados, për të shijuar rrezet e diellit.
Çifti duket se po i shijon në maksimum këto momente, ndërkohë që nuk kanë kursyer as fotografitë në rrjetet sociale.
Këtë të enjte ka qenë Geti ai që ka postuar një foto të tyre romantike, duke u larë në det.
Në të Marina shihet në krahët e të shoqit e buzëqeshur, ndërsa Geti shkruan “Çupa çupa”.
Ndonëse reperi vijon koncertet e tij, moderatorja bukuroshe prej një viti është parë e tërhequr nga ekrani.