Shay Mitchell gjysmë e zhveshur tregon se është shtatzënë

Mediale Vip

Shay Mitchell gjysmë e zhveshur tregon se është shtatzënë

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 00:46

Shay Mitchell ka disa lajme shumë të mira për t’i ndarë me fansat e saj. Ajo është shtatzënë.

Ylli i “Pretty Little Liars” e ka treguar këtë lajm të gëzueshëm me një foto jo shumë të zakonshme.

Ajo në Instagram ka postuar një fotografi ku shihet gjysmë e zhveshur ku edhe shihet barku i saj tashmë i rrumbullakosur.

Ky do të jetë fëmiu i parë për aktoren. Ajo është në lidhje me 38 vjeçarin Matte Babel nga muaji janar i vitit 2017.

Ky lajm vjen vetëm gjashtë muaj pasi 32 vjeçarja Mitchell kishte rrëfyer për një abort që e kishtë pasë në vitin 2018.

Por, aktorja bashkë me këtë lajm ka zgjedhur edhe t’i befasojë fansat e saj me një video që dokumenton shtatzëninë e saj deri tani.

“Nuk doja të shfaqesha shtatzënë në rrjete sociale shumë herët. Muaj të gjatë duke e fshehur – ishte një udhëtim i vetmuar. Mendoj që shtatzënia është e mrekullueshme, shumicën e kohës, por është edhe një kohë vetmie”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat