Meghan Markle dhe Princi Harry punësojnë dadon e tretë brenda 6 javëve

Mediale Vip

Meghan Markle dhe Princi Harry punësojnë dadon e tretë brenda 6 javëve

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 06:21
Princi Harry dhe Meghan Markle

Princi Harry dhe Meghan Markle e kanë punësuar dadon e tretë për t’u kujdesur për bebin Archie.

Dy dadot paraprake që janë kujdesur për foshnjen tashmë shtatëjavëshe e kanë ndërprerë punën për ciftin mbretëror.

Të paktën kështu kanë deklaruar disa burime të ndryshme.

Në ndërkohë, shumë spekuluan se ky ndryshim i shpeshtë i dadove që kujdesen për foshnjen mbretërore  dhe ndryshimet e tjera dhe të shpeshta po ashtu që bëhen në stafin që punon për Dukeshën e Sussexit e vërtetojnë që Markle është një person i vështirë për të punuar me të.

“Harry dhe Meghan kanë punësuar dadon E TRETË – për vetëm gjashtë javë – që të kujdeset për bebin Archie. Nuk duhet të jesh një shkencëtar për ta kuptuar se ajo është e vështirë për të punuar me të”, ka thënë një përdorues i Twitter.

Por, burime pranë ciftit mbretëror insistojnë se ata thjesht po e marrin kohën e duhur për të bërë zgjedhjen më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat