Ariana Grande heq dorë nga bishti i famshëm. Çfarë e shtyu këngëtaren të lërë flokët të lira?

Mediale Vip

Ariana Grande heq dorë nga bishti i famshëm. Çfarë e shtyu këngëtaren të lërë flokët të lira?

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 22:02
Ariana Grande

Ariana Grande është diferencuar gjithmonë për ‘look-un’ e saj dhe flokët e këngëtares kanë qenë një temë diskutimi shpeshherë. Në fillimet e saj Ariana u shfaq me flokë të kuqe, ndërsa më vonë të  kapura bisht, të cilët u kthyen në një shenjë dalluese për të. Në çdo festival dhe në shumicën e videoklipeve të saj, Ariana ka dalë me flokë të kapura, por duket se pak nga pak do të heqë dorë nga ky stil. Së fundmi këngëtarja është shfaqur shpesh në rrjete sociale me flokët lëshuar dhe duket se ky ka qenë një rekomandim nga një mike e saj. Në një intervistë të dhënë për “Vogue”, këngëtarja e njohur Normani ka zbuluar se ajo e ka shtyrë Arianën që të lëshojë flokët.

Ajo ka treguar se gjatë një udhëtimi që kanë bërë bashkë e ka këshilluar Granden të t’i lërë flokët më shpesh të lirë. Megjithatë duket se ky vendim i këngëtares nuk do të vazhdojë për shumë gjatë, sepse kohë më parë ajo ka treguar se është e detyruar t’i mbajë flokët bisht, sepse i ka shumë të dëmtuar dhe në të kundërtën nuk duken bukur.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat