Fansat ju kundërvunë se nuk doli në mbrojtje të Taylor Swift, Ed Sheeran reagon për herë të parë publikisht

Mediale Vip

Fansat ju kundërvunë se nuk doli në mbrojtje të Taylor Swift, Ed Sheeran reagon për herë të parë publikisht

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 18:54
Taylor Swift dhe Ed Sheeran

Konfliktet e vazhdueshme të këngëtares së njohur, Taylor Swift kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Fansat e kësaj të fundit i janë kundërvënë Ed Sheeran për arsyen se ai nuk i ka dalë në mbrojtje mikes së tij.

Pas deklaratave të ndryshme në rrjete sociale, Sheeran ka vendosur të reagojë duke i kthyer përgjigje një prej ndjekësve të Swift në ‘Twitter’. “Unë kam komunikuar personalisht me Taylor Swift. Këtë gjë e kam bërë gjithmonë”,- ka shkruar artisti, duke i dhënë fund aludimeve të ndjekësve në rrjet.

Kujtojmë se për shkak të konflikteve me Scooter Braun, Taylor ka vendosur të bllokojë artistë si Demi Lovato dhe Justin Bieber në ‘Spotify’, pasi këta të fundit kanë mbështetur menaxherin e tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat