Arrestimi i reperit të njohur mund të ngrijë raportet diplomatike të Suedisë e SHBA-së - Bota Sot
Arrestimi i reperit të njohur mund të ngrijë raportet diplomatike të Suedisë e SHBA-së

Mediale Vip

Arrestimi i reperit të njohur mund të ngrijë raportet diplomatike të Suedisë e SHBA-së

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 15:23
ASAP Rocky

Reperi i njohur ASAP Rocky është arrestuar në Suedi, për shkak të një sherri në rrugë ku është përfshirë dhe tani përballet me akuza të rënda në shtetin nordik, pavarësisht se nga materialet video që po qarkullojnë, duket se ish-i dashuri i Kendall Jenner dhe miqtë e tij nuk ishin agresorët.

Autoritetet në Suedi bëjnë me dije se reperi është arrestuar nën akuzën e sulmit fizik mbi një person, nisur nga kjo ngjarje.

Rocky është arrestuar nga policia dhe mund të mbahet deri në 3 ditë të tjera në komisariat, megjithatë shoqërimi i tij duket se është gati të kthehet në një çeshtjeve mes dy shteteve, pra Suedisë dhe SHBA-së. Kjo pasi reperi ka shkuar vetë në polici pas zënkës dhe pasi është marrë në pyetje, është vënë menjëherë në pranga duke u izoluar dhe duke ju dhënë e drejta të flasë vetëm me një avokat.

Eshtë proçedurë standarte që kur një amerikan arrestohet, Ambasada e SHBA-së në atë vend të njoftohet, por në këtë rast nuk ka nodhdur, madje policia po refuzon që të lejojë përfaqësuesit e Ambasadës të takojnë Rocky-n dhe ekipin e tij. Nga burime thuhet se situata është bërë aq e rëndë, sa zyrtarë amerikanë kanë shkuar në Ambasadën e Suedisë në Washington, për të folur mbi një shkelje të të drejtave njerëzore të reperit dhe çeshtja mund të konsiderohet që tani një incident diplomatik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...