Pak pas ndarjes nga bashkëshorti, Adele kapet mat me partnerin e ri

Mediale Vip

Pak pas ndarjes nga bashkëshorti, Adele kapet mat me partnerin e ri

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 16:58
Adele

Ka vetëm pak muaj që menaxheri i këngëtares Adele ka konfirmuar lajmin e ndarjes së saj nga bashkëshorti.

Më herët u përfol se ajo i kishte dhënë fund marrëdhënies 8 -vjeçare, si pasojë e angazhimeve të shumta.

Mirëpo, mesa duket në jetën e këngëtares ka hyrë një person i ri.

Këngëtarja është kapur mat në shoqërinë e një mashkulli me të cilin ishte kapur dorë për dorë teksa shëtiste.

Edhe me herët është folur që këngëtarja është parë në New York duke u puthur me dikë të panjohur po personi nuk është bërë i ditur.

Image

 Sipas “Daily Star”, ajo u ka thënë personave të afërt që po mundohet të normalizohet me jetën e re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat