Ariana Grande shfaqet në gjendje emocionale të rënduar gjatë koncertit të saj të fundit

Mediale Vip

Ariana Grande shfaqet në gjendje emocionale të rënduar gjatë koncertit të saj të fundit

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 13:32
Ariana Grande

Ariana Grande ka nisur turin e radhës së koncerteve dhe është shfaqur shumë e emocionuar para publikut që kishte shkuar për ta ndjekur.

Teksa këndonte ajo u shfaq e përlotur dhe foli hapur për ndjesitë e saj dhe gjendjen e rënduar emocionale.

Ariana ndaloi performancën pasi nuk mundi të mbajë lotët dhe vazhdoi të qante për disa minuta, duke rrëfyer se e ka shumë të vështirë të balancojë jetë profesionale me atë personale dhe turi e bën edhe më keq për shkak të presionit që ndjen.

“Po i ndaj këto detaje me ju sepse jam mirënjohëse për mbështetjen tuaj dhe dua ta dini se nuk jeni vetëm. Përpiquni të bëheni të fortë sado keq të ndiheni”, u shpreh më tej ajo. Video është xhiruar nga fansat dhe është publikuar në platformën ‘Youtube’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat