Era Rusi publikon klipin e ri dhe me siguri të gjithë ‘do t’i vini flakën’ kur ta dëgjoni

Mediale Vip

Era Rusi publikon klipin e ri dhe me siguri të gjithë ‘do t’i vini flakën’ kur ta dëgjoni

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 18:13
Era Rusi

Pas një viti mungesë, Era Rusi, i është rikthyer tregut muzikor shqiptar me një videoklip të ri. Pas suksesit me ‘Telat e Zemrës’, që u publikua një vit më parë, këngëtarja shqiptare ka sjellë një tjetër projekt ritmik, i cili pritet të kthehet në hit.

‘Le t’i dalë flaka’ quhet kënga në të cilën Era është shfaqur me një ‘look’ veror, të ëmbël dhe shumë tërheqës.

Rusi ka zgjedhur ta xhirojë këtë klip pranë detit, duke sjellë më pranë teleshikuesve verën dhe temperaturat e larta të saj.

Kjo këngë me siguri do të zërë vend në të gjitha festat familjare dhe eventet e ngjashme që do të keni gjatë kësaj vere. Kujtojmë se Era Rusi nuk ka ndaluar së qenuri aktive në muzikë, megjithëse nuk ka publikuar videoklipe. Ajo vazhdon të jetë një nga këngëtaret më të suksesshme të tregut muzikor shqiptar dhe është vazhdimisht e ftuar në koncerte apo në festa të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat