Artisti i ri ferizajas ka publikuar projektin e ri muzikor ‘Gabimet’. Gabimet është projekt muzikor ritmik që i përshtatet stinës së verës dhe përcjell një mesazh domethënës.
Në këtë projekt artisti bashkëpunoj për këngë me producentin Albos, tekstin dhe vijën Melodie Hekuran Musliu, si dhe videoklipin Dream Film.
Musliu tha se ky projekt është projekt i veçantë për të dhe është shumë i lumtur - krenar me ekip, menaxherin Burhan Musliu, Xhelal Musaj, Blerim Tashollin & Bardha Gogën
Përveç këtij projekti artisti tha se projekti i radhës do të jetë një bashkëpunim të cilin jemi duke punuar me shumë përkushtim dhe sa me shpejt të jetë i gatshëm për treg.
Musliu thotë se “bota e muzikës është e madhe dhe premtuese shumë, andaj kur punon me vullnet dhe e shpreh talentin. Është gjëja më e bukur në botë”.