Ëndrra e madhe e Melek

Mediale Vip

Ëndrra e madhe e Melek

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 00:36
Bensu Soral

Bensu Soral u bë aktore falë së motrës, Hande Soral, por arriti të shkëlqejë veçanërisht me rolin e Melek në serialin “I Infiltruari”.

Në një intervistë për revistën “MAG”, Bensu Soral tha se aktrimin e kishte nisur në një mënyrë krejt të papritur.

“Kurrë nuk e kam menduar të bëhem aktore, por motra ime është aktore dhe sëbashku me miqtë e saj producentë e regjisorë këmbënguli që ta provoj këtë profesion. Për vite të tëra kam refuzuar të futem në këtë fushë sepse shikoja se sa në kushte të vështira punohej. Por një ditë më propozuan një rol në një serial që do të transmetohej në TRT. E provova dhe e desha aq shumë saqë nuk më bëhet ta braktis më.”

Por megjithëse është një ndër aktoret më të dashura në Turqi për momentin, Soral ka një ëndërr që s’ka të bëjë asfare me aktrimin.

“Krijimet e mija ua kam dhuruar shumë miqve. Por në të ardhmen, një prej ëndrrave të mija më të mëdha është të hap një ekspozitë me pikturat dhe skulpturat e mija.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat