Don Arbas iu drejtohet këngëtarëve të cilëve u ka punuar këngë dikur: Krenar që nuk patët kurrë sukses më të madh se me këngët e mia

Mediale Vip

Don Arbas iu drejtohet këngëtarëve të cilëve u ka punuar këngë dikur: Krenar që nuk patët kurrë sukses më të madh se me këngët e mia

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 17:47
Don Arbas

Producenti i njohur Don Arbas, ka qenë një ndër producentët më përzgjedhur nga estrada ndër vite.

Ai ka punuar këngë për artistë të shumtë, ndërsa shumica prej tyre janë shndërruar në hite dhe pëlqyer nga publiku.

Don Arbas së fundmi përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, u ka kujtuar këngëtarëve të dikurshëm që këngët të cilat ua ka punuar ai, janë hite të cilat ende nuk kanë mundur t’i tejkalojnë, përkundër faktit që një gjë të tillë e kanë provuar me producentë të tjerë.

“Krenar që disa këngëtarë ende nuk po munden t’i kalojnë sukseset e hiteve që unë jua kam bërë. Vetëm vazhdoni e provoni se keni kohë”, ka shkruar Don Arbas në InstaStory.

I njëjti vazhdon të punojë këngë për këngëtarë të ndryshëm, posaçërisht për motrën e tij, këngëtaren Arta Bajrami.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat