“A e kuptuat se ‘rap-i’ shqiptar nuk ka kuptim pa ne?”, Noizy paralajmëron rikthimin duke ironizuar kolegët - Bota Sot
“A e kuptuat se ‘rap-i’ shqiptar nuk ka kuptim pa ne?”, Noizy paralajmëron rikthimin duke ironizuar kolegët

Mediale Vip

“A e kuptuat se ‘rap-i’ shqiptar nuk ka kuptim pa ne?”, Noizy paralajmëron rikthimin duke ironizuar kolegët

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 15:38
Noizy

Noizy është një nga reperët më të dashur të ‘showbiz-it’ shqiptar dhe këtë e kanë provuar miliona klikime që ‘mbajnë’ këngët e tij në kanalin e ‘Youtube’. Ndonëse për një periudhë kohe ai vendosi të mos sjellë këngë të reja për publikun, duket se pritjes së fansave i ka ardhur fundi.

Me anë të një postimi në ‘Instagram’ ku reperi ka lajmëruar rikthimin me një projekt të ri muzikor, Noizy ka pohuar gjithashtu se ‘rap-i’ në Shqipëri nuk ka kuptim pa grupin e tyre.

“Doni këngë hë? A e kuptuat që ‘rap-i’ shqiptar nuk ka kuptim pa ne? Se kanë besuar”, ka shkruar Noizy në llogarinë e tij, ku nuk kanë munguar reagimet e shumta nga ndjekësit të cilët janë duke pritur me shumë kërshëri se çfarë do të sjellë kësaj here Noizy.

Kujtojmë se çdo këngë e publikuar deri më tani nga reperi është kthyer menjëherë në hit. Projekti i tij i fundit titullohet ‘New Benz’ dhe deri më tani numëron 3 milionë klikime në ‘Youtube’.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...