Dua Lipa do të jetë e pranishme në Kosovë për ‘Sunny Hill’ - Bota Sot
Dua Lipa do të jetë e pranishme në Kosovë për ‘Sunny Hill’

Mediale Vip

Dua Lipa do të jetë e pranishme në Kosovë për ‘Sunny Hill’

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 23:24
Dua Lipa

Dua Lipa do të vijë gjatë gushtit në Kosovë.

Gjatë muajit gushtm saktësisht në datat 2, 3 dhe 4 gusht do të mbahet në Prishtinë festivali i SunnyHill.

Në këtë edicion do të performojnë shumë emra të njohur të muzikës botërore, ndër ta edhe Miley Curys e Calvin Harris.

E gjatë netëve të festivalit aty do të jetë e pranishme edhe këtë vit këngëtarja tashmë shumë e susesshme në botë, shqiptarja Dua Lipa.

Këtë e ka konfirmuar vetë babai i Duas, Dukagjin Lipa në një emision.

Megjithëse Dua nuk është konfimuar si një nga performueset në festival, ajo do të jetë këtu si përkrahëse dhe një nga organizatoret e festivalit tashmë shumë të madh në Kosovë.

“Dua ka qenë prezente edhe edicionin e kaluar, por këtë vit rikthehet si fituese e 2 çmimeve “Grammy”, të cilat kanë shënuar një ngjitje të madhe në karrierën e saj”, ka thënë Lipa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...