“Kur të jem 105 vjeç, do e djegim në koncert së bashku?”, Albani zbulon si do duke shumë vite më pas

Mediale Vip

“Kur të jem 105 vjeç, do e djegim në koncert së bashku?”, Albani zbulon si do duke shumë vite më pas

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 12:56
Alban Skënderaj

As kantautori i dashur për publikun, Alban Skënderaj, nuk i ka rezistuar dot aplikacionit “FaceApp”, i cili tregon se si do të dukemi pas disa viteve, ose më saktë kur të plakemi.

Albani ka publikuar ditën e sotme dy fotografi në profilin e tij në “Instagram”. Në të parën ai shfaqet sesi do të jetë në moshën 75-vjeçare dhe krahas këtij imazhi shkruan: “A do më doni njësoj edhe kur të jem 75?”, duke e shoqëruar me një emoji zemër dhe një emoji që qesh.

Fotografia ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku ndjekësit i komentojnë se do ta duan gjithmonë dhe se do të jetë një plak i lezetshëm.

Ndërkohë në foton tjetër të publikuar pak minuta më parë, këngëtari ka zbuluar se si do të duket kur të bëhet 105 vjeç. “Mirë pra, po kur të jem 105? (Do e djegim në koncert së bashku)”, shkruan Albani krahas fotos, e cila edhe kjo ka marrë shumë shpejt mijëra pëlqime e qindra komente.

“Edhe po të shkosh 105 prap do të duam. Përsëri i bukur. Po të ishim gjallë deri atëherë, patjetër që po Alban Skëderaj, ahahahaha”, janë disa komentet që ka marrë fotoja e këngëtarit të njohur.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat