E tepron me fotoshopin, këngëtarja shqiptare ‘fshin’ kërthizën - Bota Sot
E tepron me fotoshopin, këngëtarja shqiptare ‘fshin’ kërthizën

Mediale Vip

E tepron me fotoshopin, këngëtarja shqiptare ‘fshin’ kërthizën

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 14:53
Xhensila Myrtezaj

Xhensila Myrtezaj një vit pas lindjes së vajzës Ajka është rikthyer në format e saj elegante.

Këngëtarja shqiptare poston shpesh foto duke u ushtruar në palestër dhe gjithmonë vë në pah barkun e saj të sheshtë.

Pasi u bë nënë ka filluar të publikojë shumë foto, ku vë në pah pjesën e belit super të hollë dhe rikthimin e trupit në formë në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër.

Gjithsesi, në një foto që ka publikuar së fundmi, këngëtarja Xhensila Myrtezaj e ka ekzagjeruar pak me përdorimin e fotoshopit.

Ajo shihet me një bark të sheshtë dhe bel të hollë, por ne nuk po i gjejmë dot kërthizën! Madje, shumë komentues e kanë vënë re këtë gjë dhe me ironi shkruajnë: “Ku e ke çuar kërthizën?”, “Mbase e ka çuar me pushime”.

Gjëra që ndodhin kur do të kapësh perfeksionin!

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat