Majk në një rrëfim për jetën: Zoti më dha një shans të dytë - Bota Sot
Majk në një rrëfim për jetën: Zoti më dha një shans të dytë

Mediale Vip

Majk në një rrëfim për jetën: Zoti më dha një shans të dytë

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 21:42
Majk

I ftuari special i ditës së sotme në programin “Pushime on Top” ishte një nga reperët më në zë të momentit. Bëhet fjalë për Majk, i cili gjatë intervistës me Ori Nebijaj foli në lidhje me karrierën e tij, por jo vetëm. Majk u shpreh se zoti i kishte dhënë atij një mundësi të dytë dhe ai po përpiqet ta përdorë në mënyrën e duhur. “I jam fal zotit çdo natë, i jam lutur për një mundësi të dytë, se e kisha të parin por isha shumë i ri dhe nuk dija si ta menaxhoja. Kur isha 19 vjeç nuk dija si të menaxhoja famën, vajzat, suksesin, e kuptoja që nuk isha as për koncerte, për asgjë. Aty kam kaluar një periudhë të vështirë të jetës time”, ka thënë reperi. Pyetur nga Ori nëse e konsideron veten të suksesshëm, Majk është përgjigjur duke thënë se kërkon gjithmonë e më shumë nga vetja. Përsa i përket këngës ‘Malena’, një bashkëpunim tepër i suksesshëm që në ditët e para të publikimit, reperi ka zbuluar se videoklipi ka ndodhur papritur dhe është hera e parë që ai është shfaqur pa mjekër dhe nuk i ka pëlqyer aspak vetja. Momentalisht, ai është ‘single’ dhe po i dedikohet aq sa mundet rritjes së djalit të tij, Roan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...