Së fundmi, Enca Haxhia ka qenë në qendër të vëmendjes të mediave, kjo për shkak të këngës së saj më të re, videoklipi i së cilës përmban disa modele që bëjnë kërcime provokuese.
Kur u komentua negativisht nga ndjekësit e saj, Enca tha se i dashuronte femrat si qënie dhe gjithmonë do t’i mbështeste.
Fotot kanë vazhduar edhe ditën e sotme nga ana e këngëtares, por në vend të komenteve ajo është krahasuar me një nga biznesmenët më të famshëm në të gjithë botën, Dan Bilzerian.
“Je versioni femër i Dan Bilzerian”, i ka shkruar një fanse në foton ku Enca shfaqej duke pirë shisha, së bashku me disa vajza që duken në sfond.
Për ata që nuk e njohin, edhe Dan është i njohur për jetën e tij super luksoze dhe për faktin që gjatë gjithë kohës është i rrethuar nga modele. Këtë koment Enca e ka pritur shumë mirë, madje ka shkruar të njëjtën gjë krahas fotos që ka publikuar.