Në shtator të vitit të kaluar, moderatorja Jona Spahiu u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e quajti Raiden dhe herë pas here publikon foto të tij në rrjetet sociale.
E teksa kanë kaluar 10 muaj që kur solli në jetë të voglin e saj, Jona ka vendosur që ndjekësve të saj të shumtë t’i tregojë për herë të parë trupin e veshur me bikini.
Në foton e publikuar në profilin e saj në “Instagram”, duket se moderatorja e ka rikuperuar tërësisht veten nga lindja dhe duket më në formë se kurrë.
Menjëherë në foton e saj kanë nisur komentet e shumta, duke e komplimentuar moderatoren për format. “Super seksi. Bomba. Flakë”, janë disa komentet që kanë bërë ndjekësit e saj.