Kështu e komenton Fjolla Morina prezencën e fëmijëve në koncertin e saj

Mediale Vip

Kështu e komenton Fjolla Morina prezencën e fëmijëve në koncertin e saj

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 15:54
Fjolla Morina

Akuza të shumta i janë drejtuar Fjolla Morinës gjatë ditës së sotme.

Këngëtarja Fjolla Morina, gjatë ditës së sotme ka pranaur akuza të shumta nga njerëzit.

E gjithë kjo shkak i paraqitjes së saj në koncertin e mbrëmshëm në Skenderaj.

Ajo, ishte veshur si zakonisht në mënyrë eksplicite, mirëpo kësaj radhe për veshjen e saj mori kritika pasi në koncert kishte edhe fëmijë.

Lidhur me këtë rast kanë reaguar edhe disa nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, e vetë Fjolla në një prononcim ka sqaruar gjithçka.

“Ylli nuk preket dot. Përderisa ti je artiste dhe me kule 12 metra nuk vishesh dot sepse Drenica ishte bërë si Prishtina aq shumë dashuri që kam marrë. Unë jam këtu ku jam sepse çdo gjë që e kam arritur e kam bërë vet, me forcat e mija për t’u ngritur. Nuk jam këtu për t’ju pëlqyer të gjithëve. Jam këtu për popullin që e pëlqejnë muzikën time”, tha ajo.

E pyetur se si e komenton prezencëne e fëmijëve në koncert, për çka edhe u komentua, Fjolla thotë se ishin pikërisht fëmijët ata që i kanë dhënë energji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat