Gashi publikon këngën e re, kësaj radhe bashkëpunim

Mediale Vip

Gashi publikon këngën e re, kësaj radhe bashkëpunim

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 18:40

Gashi sapo ka publikuar projektin e tij të ri.

Gashi ka publikuar edhe një këngë të re, kësaj radhe në bashkëpunim me DJ Snake.

Kënga e dyshes titullohet “Paris”, ndërsa e sollën vetëm në versionin audio, kurse është pjesë e albumit të ri të DJ Snake.

Pas publikimit të kësaj kënge reperi shqiptar u shpreh tejet i emocionuar për këtë bashkëpunim.

“Kam qarë këtë mëngjes sepse nuk e besoja që e bëra këtë, jam në albumin e DJ Snake përsëri. Jam shumë falënderues. Kur po kaloja në periudhën më të vështirë të jetës sime, DJ Snake më bëri pjesë të albumit të tij me Travis Scott dhe Migos, dhe bëri që çdokush të më marrë më seriozisht. Ai ishte gjithmonë aty për të më përkrahur. Të dua vëlla, urime për albumin e ri”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat