Trump konfirmon lirimin e reperit amerikan nga burgu suedez

Mediale Vip

Trump konfirmon lirimin e reperit amerikan nga burgu suedez

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 07:01
Asap Rocky

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump ka konfirmuar se reperi i njohur, Asap Rocky është liruar nga burgu.

Ai po mbahej i burgosur në Suedi.

“Asap Rocky është liruar nga burgu dhe është rrugës për tek shtëpia e tij në ShBA nga Suedia. Ishte java e Rockyt, eja më shpejtë në shtëpi ASAP!”, ka shkruar Trump në postimin e tij.

Burgosja e tij shkaktoi shumë reagime kundrejt Suedisë. Njëri ndër ta që kishte reaguar fuqishëm ishte edhe presidenti Trump.

Ai kishte kërkuar publikisht lirimin sa më të shpejt të reperit./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat