Dua Lipa ka ndarë edhe një fotografi nga dita e parë e ‘Sunny Hill Festival’.
Dua Lipa edhe pse nuk performoi dje ishte në një humor të jashtëzakonshëm, ylli botëror shijoi paraqitjet e kolegëve të saj.
Ajo minuta më parë publikoi edhe një imazh nga nata e djeshme ku shihet me gjuhën jashtë dhe shkruan: “Gjuha jashtë gjatë gjithë natës”.
Edhe pse në këto momente po mbizotëron një mot i ligë pritet që edhe sot të ‘ndizet’ atmosfera në ambientet e parkut të gërmisë.