Rihanna shpërthen ndaj Trump për sulmet në SHBA - Bota Sot
Rihanna shpërthen ndaj Trump për sulmet në SHBA

Mediale Vip

Rihanna shpërthen ndaj Trump për sulmet në SHBA

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 22:12
Rihanna, Donald Trump

Rihanna ka shpërthyer kundër Presidentit amerikan Donald Trump.

Këngëtarja 31 vjeçare reagoi përmes një cicërime pas dy sulmeve masive në SHBA.

“Të shtënat e sotme në El Paso, Teksas, nuk ishin vetëm tragjike, por ishin një veprim frikacakësh. Unë qëndroj me të gjithë në këtë vend për të dënuar veprimin e urrejtjes së sotme. Nuk ka asnjë arsye apo justifikim për vrasjen e njerëzve të pafajshëm”, ka shkruar Trump.

“Donald, ti e ke shkruar gabimisht terrorizimin. Vendi juaj pati dy sulme terroriste për disa orë, duke lënë gati 30 njerëz të pafajshëm të vdekur. Kjo, vetëm disa ditë pas një sulmi në Kaliforni kur një terrorist kishte blerë pushkë AK-47 në Vegas, duke lënë 6 persona të vdekur përfshirë një fëmijë. Imagjino një botë ku më lehtë është marrësh një AK-47 se sa një VISA. Lutjet e mia dhe ngushëllimet më të thella për familjet dhe të dashurit e të gjithë viktimave nga Teksas, Kalifornia dhe Ohio. Më vjen shumë keq për humbjen tuaj. Askush nuk meriton të vdes në këtë mënyrë, askush”, ka shkruar Rihanna.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...