Vjehrra ia njeh mirë shijet Venerës, pas koncertit e surprizon me gatimin e preferuar

Mediale Vip

Vjehrra ia njeh mirë shijet Venerës, pas koncertit e surprizon me gatimin e preferuar

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 15:16
Venera Lumani dhe Lind Islami

Venera Lumani dhe Lind Islami përveçse ndajnë jetën bashkë, janë edhe mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit në punët e profesionit. Janë të dy të apasionuar pas muzikës dhe është e vështirë t’i shikosh të ndarë në koncerte. Përveçse janë një nga çiftet më simpatike, ata kanë krijuar edhe një dyshe shumë të bukur në muzikë, ndaj kudo ftohen bashkë për të kënduar. Javët e fundit ata kanë udhëtuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës për të dhënë shfaqje dhe sigurisht që këto ditë kanë qenë shumë të lodhshme për të dy. Mbrëmjen e djeshme Venera dhe Lindi kanë qenë të pranishëm në Pejë, qytet nga i cili është me origjinë vetë Islami e ku jetojnë prindërit e tij. Menjëherë pas shfaqjes ata kanë marrë trajtimin më të mirë nga nëna e Lindit, me të cilën Venera ka një lidhje shumë të ngushtë. Lumani ka publikuar në “Instagram” një foto të një byreku të përgatitur nga duart e nënës së partnerit të saj, duke zbuluar se ndjehet e bekuar që ka një vjehërr të tillë. “Trajtimi pas koncertit. Vjehrra ime e di më së miri”, ka shkruar Venera në postimin e saj shoqëruar me figurën e një zemre.

Më herët këngëtarja ka treguar se ka një marrëdhënie perfekte me nënën e Lindit, sepse ajo e konsideron atë si mamanë e saj të dytë. E ftuar disa muaj më parë në ‘Be Coffee’, Venera zbuloi se asaj i flet në emër, sepse sipas saj nëna e Lindit është shumë e mirë për t’i thërritur vjehërr. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat