Inis Gjoni publikon foton e rrallë nga adoleshenca, asgjë nuk ka ndryshuar në portretin e saj

Mediale Vip

Inis Gjoni publikon foton e rrallë nga adoleshenca, asgjë nuk ka ndryshuar në portretin e saj

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 07:40
Inis Gjoni

Inis Gjoni ka disa vite që është tërhequr nga daljet e shpeshta publike, megjithatë njerëzit vazhdojnë ta ndjekin njësoj si ditën e parë përmes rrjeteve të saj sociale. Në profilet publike Inisi përpiqet të jetë disi aktive, duke ndarë detaje nga projektet e saj apo kujtime nga e shkuara. Së fundmi artistja e njohur ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të saj, që duhet të jetë shkrepur në vitet e para të adoleshencës. Në fotografi Inisi shfaqet e veshur me një kostum tradicional të Shqipërisë së Mesme dhe në të vihet re buzëqeshja e ëmbël që e ka dalluar gjithmonë.

“12 ose 13 vjeçe hahaha #unë”, ka shkruar Inisi bashkangjitur imazhit të saj. Që prej asaj kohe në portretin e Gjonit nuk ka ndryshuar thuajse asgjë, sepse ajo është kujdesur gjithmonë që të ruajë një pamje sa më origjinale. Këtë gjë e kanë vënë re edhe ndjekësit në ‘Instagram’, të cilët kanë lënë komente të shumta në foton e saj. Sot Inisi është mama e një vajze dhe kur Coco të rritet e pak me siguri nënë e bijë do duken si dy shoqe të ngushta, sepse për Inisin koha nuk do të bëjë asnjëherë përpara. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat