Mihrije Braha dhe Naim Abazi, janë padyshim njëri ndër çiftet më të njohura të estradës shqiptare.
Ata të dy kanë blerë një apartament në qytetin e bukur të Vlorës dhe tashmë janë qytetarë të atij qyteti
“Ne tashmë jemi qytetarë të Vlorës, e kemi një apartament atje” tha Mihrije Braha.
E përveç kësaj, çifti i famshëm tashmë kanë nga një pasaportë me shqiponjë dykrenore.
“Jemi pajisur edhe me nënshtetësi shqiptare si banorë apo qytetarë të Vlorës” shtoi ajo.
E çifti gjithashtu e ka falënderuar edhe presidentin e Republikës së Shqipërisë.
Ndërsa sa i përket pyetjes se a do të zhvendosen ata në Vlorë, Mihrije Braha e mohoi këtë duke shtuar se ata kanë nga dy pasaporta, por të dyja janë shqiptare.