Unikkatil mbrëmë ka performuar në Pejë.
Unikkatil më 27 korrik mbajti koncert në Mitrovicë, për të vazhduar me qytetet tjera.
Pas Mitrovicës, reperi ka performuar në Gjilan, koncert i cili u komentua shumë për shkak të kërcënimeve që Unikkatil merrte nga D.U.D.A, për ndërprerje të tij.
Më tej, ai vazhdoi me turneun e koncerteve, kësaj radhe në Pejë, ku performoi para fansave të tij.
Në një video të publikuar në Instagram, shihet se atmosfera ishte në maksimum kur Unikkatil u ngrit në skenë.