Vajza e Paul Walker publikon foton e rrallë të të atit dhe i prek të gjithë me dedikimin për të - Bota Sot
Vajza e Paul Walker publikon foton e rrallë të të atit dhe i prek të gjithë me dedikimin për të

Mediale Vip

Vajza e Paul Walker publikon foton e rrallë të të atit dhe i prek të gjithë me dedikimin për të

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 14:21
Vajza e Paul Walker, Meadow

Vajza e Paul Walker, Meadow, ka publikuar së fundmi në ‘Instagram’ një foto të rrallë të aktorit të ndjerë, e cila nuk ishte postuar më parë. Në foton e publikuar shfaqet ylli i “Fast and Furious” duke u larë në oqean së bashku me një derr të egër.

Përkrah fotos vajza e Paul shkruajti: “Duke menduar për ty”.

Ky postim i preku të gjithë, sepse tregon se Meadow e ndjen shumë mungesën e të atit.

Image

Për herë të fundit ajo kishte publikuar një foto të tij në shtator të 2017-tës.

20-vjeçarja është vajza dhe fëmija i vetëm i aktorit të njohur dhe ajo ka ardhur në jetë nga ish-partnerja e tij Rebecca Soteros.

Meadow nuk është shumë aktive në rrjete sociale, pasi shpesh ka bërë shkëputje të gjata prej tyre, por asnjëherë nuk kanë munguar fotot me babain e saj të ndjerë nga koha e fëmijërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...