Vdekja e Princeshës Diana, 4 minutat para aksidentit në Paris mbetën mister për 22 vjet

Mediale Vip

Vdekja e Princeshës Diana, 4 minutat para aksidentit në Paris mbetën mister për 22 vjet

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 06:19
Princess Diana

Katër minutat e fundit para përplasjes tragjike të makinës që i mori jetën Princeshës Diana mbetën mister edhe pas 22-vjetësh, me të mbijetuarin e vetëm, i cili nuk është në gjendje të kujtojë atë çfarë ndodhi vetëm 5 minuta pasi makina në të cilën po udhëtonte Princesha, la hotelin.

Image

Lajmi i vdekjes së Princeshës Diana në 31 gushtin e vitit 1997 ishte shook për të gjithë botën, pasi u mësua aksidenti që i mori jetën Princeshës së të gjithë njerëzve, në moshën 36-vjeçare, në Paris.

Atë natë, Princesha e ndjerë ishte në sediljen e pasme të një Mercedes-i S280 me të dashurin e saj, Dodi Al-Fayed, shoferin Henri Paul dhe Trevor Rees-Jones, anëtar i ekipit të sigurisë së Al-Fayed, ulur në vendet e para.

Rees-Jones, i cili sot njihet me emrin Trevor Rees, pësoi lëndime të jashtëzakonshme, por ishte personi i vetëm që i mbijetoi aksidentit fatal. Princesha Diana, Z. Al-Fayed dhe Z. Paul vdiqën, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t'i shpëtuar.

Image

Rees nuk ka qenë kurrë në gjendje të kujtojë atë që ndodhi atë natë tragjike, që nga momenti kur hyri në makinë dhe deri te përplasja.

Kjo gjë, në fakt, ka tërhequr vëmendje dhe ka nxitur dyshime të mëdha në këto 22 vite, madje kritikët kanë shkuar deri aty sa ta konsiderojnë Trevor Rees protagonist të teorive të komplotit.

Image

Në një intervistë të vitit 2000, Rees tha: "Unë jam i vetmi person që mund t'u tregoj njerëzve realisht, por nuk mundem të kujtoj… Do të ishte shumë e lehtë nëse do të mundja të kujtoja, sepse “e gjithë kjo …” do të merrte fund”

“E gjithë kjo…” që Rees i referohet është teoria konspirative në lidhje me përplasjen e makinave, vetëm pesë minuta pasi makina u largua nga hoteli.

Image

Mercedes-i, i cili ishte ndjekur nga paparacët që po përpiqeshin t’i bënin foto Dianës, u përplas me shtyllën e 13-të në tunelin “Pont d’Alma” pranë lumit Seine.

Tetë vjet më vonë, Rees iu nënshtrua 10 orëve operacion dhe, më pas, ndau me të gjithë atë që mbante mend nga ajo natë, por paralajmëroi se dyshonte për kujtimin e tij. "Kujtoj sikur jam ndalur në semafor dhe shoh një motor në anën e djathtë të makinës…” – tha ai asokohe, por ende ato katër minuta mbetën mister.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat