Mbajeni mend këtë datë, Aurela Gaçe ka një surprizë për fansat

Mediale Vip

Mbajeni mend këtë datë, Aurela Gaçe ka një surprizë për fansat

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 20:35
Aurela Gaçe

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe, ka një surprizë të madhe për fansat e saj. Më 18 shtator do të mbajë një koncert në Amfiteatrin e Tiranës.

Lajmin e dha vetë Aurela nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ku zbulon se kanë filluar edhe provat dhe se do të këndojë live.

“Erdhi edhe ky moment. 18 Shtator Mezi po pres, Live në skenën e Amfiteatrit të Tiranës ❤. Koncert . Provat kanë filluar .

Më në fund do të jem live për të gjithë ata që nuk i preferojnë oraret shumë të vona të clubeve  ,por kjo nuk përjashton të gjithë ata që më ndjekin edhe netëve deri në mëngjes. Shpresoj të jem 

###### Biletat online në myticket.al edhe në të gjitha pikat western union”, shkruan Aurela në postimin e saj.

Këngëtarja tregon gjithashtu se i kanë filluar emocionet kur kujton skenën ku do të performojë.

“A e dini se mua më fillojnë emocionet sapo mendoj skenen? Më merr malli per skenen.

Do të thoni ju, po ti në skenë je…..eh, jo, tjetër gjë në club, e tjetër gjë në skenë….po të kem mundësi, aty në skenë edhe fle, aq shume ma do xhani, aq shume m’a do shpirti”, shkruan në një tjetër postim.

Aurela na paralajmëron se një koncert i madh recital do të vijë më vonë dhe se është duke punuar për të!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat