Victoria Beckham kryqëzohet nga ndjekësit dhe ‘fajin’ e ka modelja e saj

Mediale Vip

Victoria Beckham kryqëzohet nga ndjekësit dhe ‘fajin’ e ka modelja e saj

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 18:00
Victoria Beckham

Pak ditë më parë Victoria Beckham ka postuar disa foto të një prej modeleve të saj duke reklamuar fustanin e famshëm me print zinxhirësh të stiluar nga ajo, që ia kemi parë fillimisht Meghan Markle dhe më pas vetë stilistes. Por kësaj radhe nuk ishte fustani ai që u komentua, por modelja të cilën Victoria kishte zgjedhur. Ajo ishte shumë e dobët, aq sa shumë prej ndjekësve u dukej e sëmurë.

Kjo nuk është hera e parë që Victoria kritikohet për preferencat që ka ndaj modeleve shumë të dobëta. Kjo gjë ka bërë që njerëzit të shprehen se kështu stilistja i nxit vajzat të dobësohen gjithnjë e më shumë duke dëmtuar shëndetin e tyre. Njerëzit i janë sulur Victoria-s në komente duke e kritikuar ashpër këtë zgjedhje nga ana e saj. Disa prej komenteve më të shpeshta në këto foto janë:

“Të lutem, ushqeji modelet e tua! Ajo duket e sëmurë.”

Image

“I adhuroj stilimet e tua, por është e trishtueshme që promovon këtë imazh trupi.”

“Nuk mund të fokusohem fare te veshja. Vetëm mendoj se çfarë po kalon ajo vajzë për t’u dukur ashtu.”

“Modelet e tua po duken gjithnjë e më të dobëta. Çfarë po i mëson vajzës tënde dhe vajzave të tjera. Kjo është e gabuar Victoria.”

“Mendimi i parë kur e pashë ishte se ajo është e sëmurë. Sa keq që njerëz që duken kështu po përdoren si modele.”

Në vitin 2016 Victoria u sulmua online pasi postoi foton e një modeleje që dukej shumë e dobët. Po ashtu në 2015-ën, stilistja u akuzua se kishte organizuar “një sfilatë skeletesh”, kur prezantoi koleksionin e saj pranverë-verë 2016, në New York.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat